Site icon Telegrafi

Steven Zhang kthehet në Milano, mohon zërat për shitjen e klubit tek sheikët arab

Presidenti i Interit, Steven Zhang pritet të kthehet në Milano në fillim të janarit dhe ai ka mohuar se Fondi i Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite do ta blejë klubin nga Suning Group.

Zhang do të kthehet në Itali për herë të parë që nga maji, kur mbërriti në Milano për të parë Nerazzurrët duke ngritur titullin e Serie A nën drejtimin e Antonio Contes.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zhang do të kthehet në Milano pas 6 janarit dhe do të jetë në Giuseppe Meazza për të parë finalen e Superkupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit më 12 janar.

Lexo po ashtu Sheikët arabë të Newcastle janë afër blerjes së Interit për 1 miliard dollarë

Zhang do të ketë fjalën e fundit për disa çështje të lidhura me transferimet, por edhe ajo siç është zgjatja e kontratës së mesfushorit Marcelo Brozovic.

Kroati ka të ngjarë të marrë një ofertë më të lartë se gjashtë milionë euro në sezon, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Drejtorët Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin gjithashtu do të zgjasin marrëveshjet e tyre që skadojnë. Për më tepër, gjigantët e Serie A po planifikojnë të zgjasin marrëveshjen e Simone Inzaghit pasi ish-trajneri i Lazios nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare në verë.

 

Zhang do të japë përditësime mbi situatën ekonomike të klubit, e cila nuk është aq e keqe sa një vit më parë pasi shitjet e Achraf Hakimit dhe Romelu Lukaku kanë ndihmuar Nerazzurrët të balancojnë librat.

Sipas raportit, Zhang ‘ishte i mërzitur’ nga raporti i fundit që lidh fondin saudit me blerjen e shumicës së aksioneve në klub.

Zhang ka konfirmuar se Suning nuk është i hapur për shitje dhe shtoi se angazhimi i tyre ndaj Nerazzurrëve është afatgjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version