Site icon Telegrafi

Steven Zhang konfirmon se Interi nuk është në shitje

Presidenti i Interit, Steven Zhang këmbëngul se angazhimi i Suning Group ndaj klubit “është afatgjatë”, ndërsa Nerazzurrët konfirmojnë se të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 75 milionë euro në sezonin 2021/22.

Mbledhja e aksionerëve të klubit po zhvillohet në selinë e klubit dhe miratoi rezultatet financiare për sezonin 2021/22.

Inter rriti të ardhurat me 75 milionë euro gjatë vitit financiar që përfundon në qershor 2022, duke fituar 439.6 milionë euro krahasuar me 364 milionë euro në sezonin 2020/21.

Gjiganti i Serie A gjithashtu ka reduktuar kostot me rreth 140 milionë euro, duke shkuar nga një humbje prej 245.6 milionë euro në sezonin 2020/21 në 105 milionë euro vitin e fundit.

Presidenti i Interit, Steven Zhang hapi takimin me një fjalim që konfirmoi angazhimin afatgjatë të Suning, teksa falënderoi drejtorin Beppe Marotta duke thënë se puna e tij e ndihmoi Interin të qëndronte në nivelin më të lartë të futbollit italian dhe evropian dhe diskutoi sfidat për të ardhmen.

“Vitet e fundit kanë qenë të vështira dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, por dashuria dhe pasioni ynë për Interin nuk kanë ndryshuar. Ne e kemi kaluar këtë periudhë së bashku me vendosmëri dhe ambicie, siç shihet nga sasia jonë e tre trofeve”, ka thënë fillimisht Zhang.

“E ardhmja e klubit nuk ka qenë kurrë në pikëpyetje dhe vizioni ynë për Interin është i qartë. Angazhimi ynë është afatgjatë, për të garantuar një të ardhme që është në përputhje me historinë e shquar të klubit”.

“Ne e kemi sjellë Interin në skenën bashkëkohore të futbollit dhe kemi krijuar një kompani mediatike dhe një markë globale, duke e rikthyer ekipin drejt suksesit. Qëllimi ynë tani është të qëndrojmë vazhdimisht në nivelin më të lartë”.

“Është e nevojshme të vazhdohet në këtë rrugë, të përcjellë nga ambicia sportive dhe joshja e markës sonë, falë pasionit që buron nga tifozët tanë në mbarë botën”, përfundoi presidenti i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version