Telegrafi

Steven Seagal viziton presidentin bjellorus, por ai e “detyron” të hajë shalqi dhe karrota (Foto/Video)

Steven Seagal ka vizituar së fundmi Bjellorusinë dhe me të mbërritur atje është takuar me presidentin e shtetit, Alexander Lukashenko.

Ai është befasuar kur i pari i shtetit e ka mirëpritur atë me fruta dhe perime, duke i servirur shalqi dhe karrota në mesin e shumë artikujve të tjerë.

Ylli i Hollywoodit ka qenë i ftuar nderi në shtëpinë e të parit të shtetit në veri të kryeqytetit Minsk, ku edhe është befasuar me ushqimin e servirur.

“Këto janë për ju, ushqehuni sepse janë shumë të shëndetshme”, ka thënë Lukashenko, duke e “detyruar” që të hajë shalqi dhe karrota. /Telegrafi/