Site icon Telegrafi

Steven Bergwijn kërkon largimin nga Tottenham, Ten Hag e do transferimin e sulmuesit te United

Steven Bergwijn pritet të largohet nga Tottenham Hotspur pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Londër.

Sulmuesi holandez gjithmonë ka qenë një zgjedhje rezervë tek Spurs dhe pa mundur të zë një vend në formacionin bazë.

Duke parë situatën e tij vet sulmuesi këmbëshpejtë ka kërkuar largimin nga Tottenham gjatë afatit kalimtar veror.

“Në janar kërkova largimin, por nuk u lejova të largohesha nga Spurs. Megjithatë në muajt e fundit nuk kam luajtur shumë dhe nga viti tjetër dua të luaj diku tjetër rregullisht”, tha Bergwijn për mediat holandeze.

Trajneri i ri i Manchester United, Etik Ten Hag e ka në listën e dëshirave sulmuesin holandez, por ai pëlqehet edhe nga Ajax.

24-vjeçari ka kontratë me Spurs deri në verën e vitit 2025, derisa mund të largohet nga Londra nëse vije një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version