Telegrafi

Steve Kerr trajner i Perëndimit në ndeshjen All Star

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr dhe stafi i tij do të jenë në stolin e skuadrës së Perëndimit për ndeshjen All Star që zhvillohet në Neë Orleans më 19 shkurt.

Pas humbjes së Houstonit nga Milwaukee të hënën mbrëma me rezultat 127-114, është Warriors që ka siguruar pozitën më të mirë në konferencën Perëndimore për ndeshjet që do të luhen deri më 5 shkurt.

Trajnerit të ekipit më të mirë të konferencave përkatëse u jepet nderi për të qenë në stolin e ndeshjes spektakolare, por jo dy vjet radhazi.

Pasi trajneri Gregg Popovich i San Antonios ishte trajner i Perëndimit në Toronto 2016, ai këtë vit nuk ishte në dispozicion.

Kjo është hera e dytë për Kerr që do të punojë me yjet e All Star, pasi ai ishte në stol në vitin 2015 në Madison Square Garden.

Golden State kë 38 fitore e 7 humbje pas disfatës nga Miami të hënën mbrëma. /Telegrafi