Site icon Telegrafi

Steve Kerr: Durant ende nuk do të luajë kundër Torontos

Pas ndeshjes së parë të finaleve të NBA, përshtypja e përgjithshme është se Golden Statet Warriors nuk do ta ketë të lehtë që të mbrojnë titullin e kampionëve nëse Kevin Durant nuk shërohet.

Trajneri i ‘luftëtarëve’, Steve Kerr ka folur pas ndeshjes dhe ndër të tjerash i është përgjigjur gazetarëve nëse do të kthehet së shpejti basketbollisti amerikan.

“Kevin nuk do të luajë të dielën, por ne kemi shpresuar. Megjithatë unë mund t’iu njoftoj tani se nuk do ta shohim edhe në ndeshjen e radhës”, tha strategu.

Toronto Raptors fitoi në ndeshjen e parë me rezultat 118:109, kryesisht falë mbrojtjes së mirë, e cila u krijoi vështirësi yjeve të Warriors.

Kerr pohoi se nuk do të ngutet me basketbollistin dhe do t’i jap gjithë kohën e duhur që të shërohet.

“Do të luajë kur të jetë gati”, shtoi ai më tutje duke mos dhënë më tepër detaje. Ndryshe, ndeshja e dytë do të luhet në orët e para të mëngjesit të së hënës në palestrën kanadeze të Scotiabank. /Telegrafi/

Exit mobile version