Telegrafi

Steve Jobs shpërblehet nga Grammy Awards

Përkatësisht, bëhet fjalë për “Çmimin e Besimit”, ndërsa Grammy, është nderi më i madh i industrisë muzikore në SHBA.

"Si ish drejtor dhe bashkë-themelues i Apple, Steve Jobs ndihmoi në krijimin e produkteve dhe teknologjisë e cila ka transformuar mënyrën sesi ne e konsumojnë muzikën, TV-në, filmat, apo librat," thuhet në deklaratën e Recording Academy.

Ndarja zyrtare e çmimit do të bëhet gjatë ceremonisë vjetore “Grammy Awards”, e cila mbahet më 12 shkurt 2012, në Los Anxhelos. / Telegrafi /