“Steve ka dhënë kontribute të panumërta për suksesin e Apple. Ai ka inspiruar punëtorët kreativ të Apple, dhe ekipin ekzekutiv të nivelit botëror. Edhe në rolin e rij si Kryesues i Bordit, Steve do të vazhdojë të shërbejë për Apple, me qëndrimin, kreativitetin, dhe inspirimin e tij” është thënë në kumtesën e lëshuar nga Apple.
Jobs e ka dorëzuar dorëheqjen pranë anëtarëve të bordit, ndërsa me largimin e tij, ai e ka rekomanduar vartësin e tij, Tim Cook, për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Apple.
Apple është kompania numër një në tregun e celularëve të mençur, iPad-ëve dhe iPod-ëve. Vetëm tre muajt e fundit, kjo kompani ka bërë një xhiro prej 28.6 miljardë $, nga të cilat 7.3 mld $ janë fitim bruto. Ajo shiti më shumë se 20 milionë iPhone dhe 9.25 milionë iPad. /Telegrafi/