Site icon Telegrafi

Steve Hamilton në mes të ditës e vozit Rimac Nevera me shpejtësi prej 328kMh në Zagreb

Pas episodit në Dubrovnik ku tani ish-kreu për shitje i Rimac pretendohet se e voziti Nevera-n me shpejtësi prej 232kmH, dhe kur po i njëjti person “shkaktoi trazira” në rrugët e Amerikës, “cirku” u kthye përsëri në Zagreb.

Për të qenë më të saktë, në unazën e Zagrebit, ku mysafiri Steve Hamilton arriti me ftesën e Rimac, i cili e drejton kanalin Hamilton Collection në YouTube.

Megjithatë, edhe pse shumicën e kohës video merret me konfigurimin e veturës, në disa pjesë specifike të videos mund të shihet se sa larg shkon prezantimi i veturës, përcjell Telegrafi.

Pas prezantimit fillestar të veturës në pistën e Mičevac, mysafirët nga Amerika e kishin mundësinë që t’i shohin aftësitë e “driftit” të veturës me ndihmën e testuesit zyrtar të Rimac, Miroslav Zrnčević, i njohur ndryshe si Mrgud.

Pasi i bënë disa ushtrime me një seri të gomave të djegura, ata shkuan tek unaza e Zagrebit. Steve dëshiroi që ta vozitë veturën me shpejtësi prej 320kMh, dhe mikpritësi i Rimec, Mrgud, ia lejoi ati që ta bënte këtë, duke e inkurajuar më tej duke e informuar se aty nuk ka forca policore.

Ata vozitën me shpejtësi prej afro 330kMh, dhe index.hr thekson se ata këtë e bënë në një rrugë publike, në mes të ditës dhe në prezencën e një zyrtari të kompanisë në një seksion rrugor, ku në rastin më të mirë shpejtësia maksimale e lejuar e arrin 130kMh. /Telegrafi/

Exit mobile version