“Steve do të sjellë profesionalizëm dhe karakter të fortë në klub, që do të na ndihmojë vërtet për të ecur përpara drejt asaj ku të gjithë duam të jemi. Ai e di më shumë se çdokush, çfarë do të thotë futbolli për njerëzit e këtij regjioni dhe jam i bindur se ai do të jetë në gjendje të rrënjosë në lojtarët tonë sistemin e saktë me të cilin duhet të luajë ky klub futbolli”, ka thënë drejtori i klubit, Niall Quinn.
48-vjeçari Bruce ka nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare dhe do të marrë detyrën nga trajneri i përkohshëm Ricky Sbragia, i cili morri drejtimin e skuadrës në mes të sezonit, duke zëvendësuar të larguarin Roy Keane.
Bruce, i cili kishte një karrierë të bujshme si lojtar i Manchester United, deri tash ka menaxhuar Sheffield United, Huddersfield Town, Wigan-in dy herë, Crystal Palace dhe Birmingham City-n, që kur është pensionuar si lojtar në vitin 1999.