Vendimi vjen gjashtë muaj pasi Satya Nadella e ka zëvendësuar Ballmer në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Microsoft.
Para pak kohësh, Ballmer ka blerë ekipin e LA Clippers për 2 miliardë dollarë. Në letrën e tij, Ballmer tha se pret që tani e tutje ai ta ndajë kohën për kubin e tij, dhe të ligjërojë në një klasë.
Edhe pse Ballmer mund të mos jetë më një anëtar i bordit të Microsoft, ai është ende aksionari më i madh i kompanisë si individ, pas zëvendësimit të Bill Gates, të cilit ia morri këtë titull.
Ky fakt e bën Ballmer të rëndësishëm dhe me shumë ndikim në kompaninë e madhe amerikane, edhe në të ardhmen. (Telegrafi)