Aktivistë të OQM kanë shkuar prej shtëpie në shtëpi në këtë lagje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë i kanë pyetur nëse lideri i tyre, kryetar aktual i komunës së Karposh, Stevço Jakimovski do të ishte zgjidhje e mirë për kryetar të ri të Shtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë gjë e kanë njoftuar lexuesit e Libertas nga Lagja Vllae e Shkupit.
“Na u duk pak çudi sepse aktuale janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare e pastaj në pranverë ato lokale, ndërsa na anketojnë për zgjedhje presidenciale’, kanë thënë ata.
Me siguri OQM dhe Stevço Jakimoski në terren “bëjnë matje” se si qëndron lideri i tyre te qytetarët, sipas gjitha gjasave për të pasur argument para liderit të OBRM-PDUKM për ta pranuar si kandidat të përbashkët presidencial./Telegrafi/