Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes së kandidatit për kryetar komune në Karposh, Stevço Jakimovski, i cili gjatë një tubimi në fushatën parazgjedhore ironizoi me kundërkandidatin e tij, duke e quajtur homoseksual.
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se fjalimi i kandidatit për kryetar komune ka pasur propagandë kundër personave me orientim të ndryshëm seksual, i cili poashtu është vërejtur edhe në materiale të shtypura në komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komiteti i Helsinkit do të padit në Prokurorinë Themelore Publike Stefço Jakimovskin, për veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal, me të cilin parashiet burg prej një deri pesë vite./Telegrafi/