Telegrafi

Stevçe Jakimovskit i kanoset burgim prej 5 viteve

Dënim me burgim më së paku 5 vite i kanoset Stevçe Jakimovskit, ish Kryetarit të Komunës së Karposhit. Ashtu siç kumtuan dje nga Drejtoria e Policisë Financiare, ai edhe 4 të punësuar në Komunën e Karposhit, penalisht ndiqen për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, apo neni 353 paragrafi 5 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

“Nëse vepra nga paragrafët (1) dhe (4) është kryer gjatë kryerjes së furnizimeve publike apo në dëm të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga fondet publike apo nga mjetet tjera të shtetit, kryesi do të dënohet më së paku pesë vjet burgim” shkruhet në Kodin Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Policisë të dyshuarit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në tre tenderë, nga ku dy janë nga barakat kominale, ndërsa i treti është për parkun në Zhdanec, ku kanë shkaktuar dëm prej rreth 600.000 eurove.

“Duke keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij ju kanë mundësuar kundërligjshëm të fitojnë personat juridik “Alkonproekt” në vlerë prej 33.789.441 denarëve dhe “S.M Kompani” në vlerë prej 2.845.234 denarëve, që e kanë dëmtuar Buxhetin e Komunës së Karposhit prej 36.634.675 denarëve./Telegrafi/