Site icon Telegrafi

Stevçe Jakimovski paditet penalisht edhe për ndërtime pa leje

Policia Financiare njofton se ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, për veprën “ndërtim pa leje”.

Nga Policia Financiare thonë se Jakimovski në vend që të ndalojë ndërtimet pa leje, ka lejuar që objekti i Komunës së Karposhit ku është e vendosur administrata komunale të ndërtohet pa leje dhe pa dokumente përkatëse urbanistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Padi penale ndaj Jakimovskit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij

Padi penale për “ndërtime pa leje” është ngritur edhe kundër J.K, A.M, të cilët kanë qenë përgjegjës në firmat që kanë ndërtuar.

Më 8 gusht Policia Financiare dorëzoi padi ndaj Jakimovskit edhe për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ndërsa me propozim të prokurorisë gjykata i shqiptoi masë përkujdesi duke e detyruar që rregullisht të paraqitet në gjykatë./Telegrafi/

Exit mobile version