Site icon Telegrafi

Stevçe Jakimovski lirohet nga arresti shtëpiak

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçoe Jakimovskit, ka dalur nga arresti shtëpiak.

Gjykatësi i procedurës paraprake javën e kaluar ia ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak Jakimovskit, dhe i ka caktuar masa të përkujdesit, me propozim të prokurorit publik kompetent, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokurori publik kompetent tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për shfuqizimin e masës së arrestit shtëpiak dhe caktimin e masës së përkujdesit. Gjykatësi e ka pranuar propozimin e ia ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak”, thonë nga gjykata.

Masa e arrestit shtëpiak Jakimovskit iu shqiptua në mars të këtij viti.

Ai së bashku me katër persona tjerë dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në periudhën prej vitit 2011 deri 2017./Telegrafi/

Exit mobile version