Site icon Telegrafi

Stevçe Jakimovski aksidentoi një motoçiklist (Foto)

Mediat maqedonase raportojnë se edhe një person publik ka shkaktuar aksident komunikacioni në rajonin e Shkupit.

Bëhet fjalë për Stevçe Jakimovskin, ish-kryetar i komunës Karposh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka shkaktuar një aksident, kur me veturën e tij e ka goditur një motoçiklist.

Tani për tani nuk ka të dhëna konkrete për rrethanat e aksidentit. Priten detaje nga Sektori për Punë të Brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version