Site icon Telegrafi

Stevanoviq: Besoj se spitalet e modeluara janë të sigurta

Mijëra pacientë të cilët janë mjekuar janë shpëtuar në spitalet modulare. Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, në një intervistë për REL, pasi zjarri në Tetovë mori jetën e 14 personave.

“Shihni, unë besoj se janë të sigurta. Të gjithë ata kanë pranimin e tyre teknik për pranim dhe dokumentet ndërtuese pa asnjë vërejtje. Ja të flas për spitalin modular i cili ka kapacitet prej 70 shtretërve dhe është bashkuar me Klinikën infektive.

Të ju rikujtoj se mijëra pacientë u shpëtuan nga pasqyra e rëndë klinike nga kovidi, nga pasqyra mesatare e rëndë klinike të kovidit dhe ne nuk mund të themi se spitali modular nuk është mënyra për trajtim efikas të pacientëve”, ka thënë Stevanoviq për REL.

Exit mobile version