Femrat synojnë shtat të hedhur, mirëpo të gjitha nuk arrijnë t’i realizojnë rezultatet e dëshiruara
Të gjithë e dimë që për figurë të mirë, pos ushqimit cilësor dhe të balancuar, nevojitet edhe aktiviteti fizik, transmeton Telegrafi.
Kineziologët i kanë ndarë tri këshilla çfarë assesi nuk duhet t’i bëni gjatë ushtrimeve, por, nga ana tjetër, çfarë çon deri te trupi i formësuar bukur.
Shmangni ngarkesat e mëdha
Mbani në mend që nuk ekziston stërvitje për masë apo definim, por ato janë ekskluzivisht të përcaktuara me ushqim. Ngritja e ngarkesave të mëdha në palestër, me kushtin që të jenë bërë në mënyrë të drejtë, do të çojnë linjën e trupit tuaj në rregull dhe do të bëjnë trupin tuaj më të fortë.
Është shumë e rëndësishme që gradualisht të shtoni ngarkesat, duke iu përmbajtur lëvizjeve të drejta. Kur bëni galiç nga pozita e hapit më se e rëndësishme është që me aktivizimin e trupit të rrotulloni komblikun përpara dhe me trupin drejt të lëshoheni duke mbajtur gjurin e parë në projeksionin e shputës së të njëjtës këmbë.
Zgjidhni ushtrime të gabuara për formësim të zonës së synuar?
Ushtrimet për këmbë dhe vithe janë paksa më të komplikuara se ushtrimet për ngritjen e kërdhokullave. Prandaj është shumë me rëndësi që t’i kushtoni kujdes që pas shtrirjes duhet të aktivizoni gluteusin, anën e parë të trupit dhe të kuadricepsit.
Pos kësaj, kushtoni kujdes që të shtrini trupin.
I lini pas dore muskujt e tjerë?
Problemi qëndron në aktivizim të vetëm këmbës dhe në aktivizimin e pamjaftueshëm apo në kurrfarë aktivizimi të gjoksit dhe shpinës, që gjithashtu janë grupe të mëdha muskulore.
Me ushtrime të nyjave të shumta njëkohësisht aktivizoni një numër të madh fibrash muskulore, me çka digjini një numër të madh kalorish, gjeneroni përgjigje më të mirë hormonale dhe njëkohësisht forconi eshtrat dhe indet lidhore. Kushtoni kujdes që te pompat të aktivizoni maksimalisht trupin dhe shpatullat. /Telegrafi/