Për të ruajtur aftësinë e trurit tonë dhe për të mësuar më shumë me kalimin e moshës, ne duhet ta stërvitim atë rregullisht, thonë hulumtimet.
Në këtë drejtim, “për të mos mbetur mbrapa”, shkencëtarët sugjerojnë të provojmë lojëra fizike dhe mendore, përcjell Telegrafi.
Dhe një provë e tillë është në këtë artikull e cila përqendrohet në sfidimin e vëmendjes dhe logjikës suaj.
Pyetja është: Lëvizni vetëm një gotë nga rreshti i sipërm për të marrë renditjen e gotave si në rreshtin e dytë.
A e dini përgjigjen?
Nëse nuk e keni kuptuar, përgjigja është të derdhni ujë nga gota e parë në të katërt dhe ta zhvendosni gotën bosh në fund të rreshtit. /Telegrafi/