Site icon Telegrafi

Stërvitje treguese për mbylljen e ‘Kampusit veror 2016’

Stërvitje treguese taktike ‘Qasje gjithpërfshirëse e operacioneve për mbështetje të paqes’ do të mbahet sot në vendin për gjuajtje ‘Brest’ në poligonin e armatës ‘Krivollak’ me çka do të mbyllet ‘kampusi veror 2016’.

Në kampin tradicional veror morën pjesë përfaqësues nga 13 vende nga tre kontienente apo rreth 296 kadetë nga armatat e vendeve-anëtare të NATO-s dhe nga partnerët e vendeve të NATO-s.

Në mbylljen e kampusit do të marrin pjesë zëvendësministri i Mbrojtes, Bekim Maksuti dhe sekretari shtetëror në Ministri, Elizabeta Çupovska Ristova. /Telegrafi/

Exit mobile version