Përfaqësuesja e Kosovës është duke u stërvitur në Antali të Turqisë para dy takimeve miqësore.
Dardanët do të takohen më 8 qershor me Guinenë, e që në kamp vërehet një atmosferë e bukur.
Bernard Challandes me një listë të zgjeruar do t’i shikojë lojtarët të cilët janë më në formë, por edhe ata që nuk kanë pasur minuta.
Lojtarët tanë pas akomodimit në hotel, kanë filluar stërvitje intensive dhe trajneri i Kosovës ka shansin që të nxjerrë më të mirën nga lojtarët kur të kemi ndeshje vendimtare.
Telegrafi do ju sjell pamje nga stërvitjet që po i bënë Përfaqësuesja jonë atje, por edhe intervista me lojtarë të ndryshëm.
Kujtojmë se pas Guniesë, Kosova do të përballet më 11 qershor me Gambinë, e që do të jetë fundi i ciklit të miqësoreve, pasi pikërisht në atë ditë edhe fillon Kampionati Evropian. /Telegrafi/