Nëpunësit e Ministrisë për punë të brendshme sot në Ambasadën e SHBA-ve, së bashku me personelin e kësaj ambasade do të realizojnë stërvitje të përbashkët për ballafaqim me situata të jashtëzakonshme, përjell Telegrafi Maqedoni.
“Si pjesë e skenarit të ushtrimeve do të përdoren sirena të alarmit, të cilat do të mund t’i dëgjojnë edhe qytetarët e Shkupit. Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit në afërsi të Ambasadës”, njoftojnë nga MPB.
Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është koordinimi më efikas ndërmjet MPB-së dhe Ambasadës amerikane gjatë ndvrmarrjes së aksioneve për ballafaqim me gjendje të krizës./Telegrafi/