Setu Bandha Sarvangasana: Joga poza “ura” eliminon stresin, ndihmon në menopauzë.
Ko pozë ndihmon me rastin e problemeve me stomakun, si për shkak të tretjes së keqe ashtu edhe për shkak të ngërçeve menstruale.
Në planin shpirtëror, nxit lirimin e ndjenjave të ndrydhura dhe qetëson stresin dhe sulmet e panikut, transmeton Telegrafi.
Ky ushtrim bëhet në këtë mënyrë:
1. Shtrijuni në shpinë dhe vendosni duart pranë trupit me shuplaka të kthyera poshtë.
2. Lakoni gjunjët dhe vendosni shputat rrafsh me dyshemenë, afër prapanicës, ashtu që të jenë në gjerësinë e kërdhokullave.
3. Derisa t’ju jenë shputat të vendosura paralel me njëra-tjetrën, njësoj fuqishëm shtrëngoni duart dhe shputat për dysheme dhe ngrini kërdhokullat lart, duke lëvizur koshin e kraharorit deri tek mjekra.
4. Shtrëngoni muskujt e barkut dhe tërhiqeni brenda stomakun ashtu që kurrizi t’ju jetë i drejtë.
5. Kërdhokullat ngrini sa më shumë që të mundeni, por që të ndiheni mirë.
6. Mund t’i bashkoni shuplakat e duarve pas shpinës dhe t’i shtrëngoni për dysheme, derisa shpatullat t’ju jenë në bazë përgjatë kurrizit.
7. Mund të merrni frymë 5 – 15 herë gjatë qëndrimit në këtë pozë.
8. Për t’u kthyer në pozitën fillestare, lironi duart dhe ngadalë lëshoni kërdhokullat në dysheme duke marrë frymë ngadalë. /Telegrafi/