Site icon Telegrafi

Stërvitja e parë pas 13 viteve me Evertonin, Rooney i buzëqeshur dhe plot humor me shokët e rinj (Foto)

Wayne Rooney e ka zhvilluar stërvitjen e parë me fanellën e Evertonit, prej se u kthye në klubin e fëmijërisë. 

13 vite pasi u nda nga Goodison Park dhe kaloi te Manchester United, Rooney u bashkua me skuadrën nga Liverpooli.

Marrëveshje dhe zyrtarizimi u bën publikë të dielën pas ditës, ndërsa nuk kanë kaluar as 24 orë dhe legjenda e futbollit anglez, është bashkuar me shokët e skuadrës.

Ai dukej i lumtur dhe kishte aq shumë buzëqeshje në fytyrë, sa që shihej dëshira e madhe e tij që është bashkuar me klubin.

Ai në stërvitje erdhi i veshur thjeshtë me një bluzë të zezë dhe gjinse blu.

Ai ka veshur fanellën e stërvitjes së Evertonit dhe ka zbritur në fushën ku do të jetë për dy vite, nga ku do të përfitojë 150 mijë funte në javë.

“Koha për të filluar! #EFC”, ishte postimi i Rooneyt.

Ai u bashkua me ish-bashkëlojtar të tij te Manchester United si Morgan Schneiderlin dhe Michael Keane, dhe ata nga Kombëtarja e Anglisë, Leighton Baines, Phil Jagielka dhe Ross Barkley.

Rooney që do ta mbajë numrin 10 të Everton, u takua edhe me blerjet e reja Jordan Pickford, Davy Klaassen dhe Sandro Ramirez, që për të cilët u harxhuan rreth 100 milionë funte.

Nuk mungoi as takimi para seancës stërvitore dhe gjatë saj me trajnerin holandez, Ronald Koeman.  /Telegrafi/

Exit mobile version