Batalioni i Forcave Speciale është njësia elitë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga stërvitja e këtij batalioni teksa theksoi se, me aftësi të jashtëzakonshme, trajnim të vazhdueshëm dhe përkushtim të pamohueshëm, ata përfaqësojnë forcat më të guximshme dhe të afta në vendin tonë.
“Në shërbim të Sigurisë Kombëtare, ata janë krenaria jonë dhe një burim i padiskutueshëm i ndihmës dhe mbështetjes”, nënvizoi ministri Peleshi.
Batalioni shënoi vitin e kaluar 25-vjetorin e themelimit. Tashmë, ky batalion është i mirëpajisur me mjete moderne dhe mbart me vete një eksperiencën në operacione ushtarake jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në misionet e NATO-s, BE e Kombeve të Bashkuara jashtë vendit. /Telegrafi/