Telegrafi

Stërvitësi i ulet tigrit në shpinë dhe e kapë për bishti (Video)

Në kopshtin zoologjik që ndodhet në Gyiang të Kinës, është filmuar një stërvitës teksa bënte disa veprime të pazakonta me një tigër.

Ai e ka mbajtur me njërën këmbë të ngritur, i është ulur në shpinë dhe e ka tërhequr për bishti, derisa kafsha e egër i bindej me qetësi, transmeton Telegrafi.

Kjo është kuptuar, pasi disa organizata që merren me të drejtat e kafshëve, kanë ngritur dyshime te burri që kujdeset për kafshët, meqë tigri kishte një metal në qafë.

Zyrtarë të kopshtit kanë ngritur hetime, në përpjekje që të zbulohet nëse është abuzuar mbi këtë krijesë.

“Sigurisht është droguar dhe nga torturat e shumta, tani vepron si i kërkohet”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/