Telegrafi

Stërvitësi i kafshëve kërcen nga frika, duke menduar se luani doli nga kafazi (Video)

Në një kopsht zoologjik të Arizonës së Shteteve të Bashkuara, stërvitësi i kafshëve ka kërcyer nga frika, duke menduar një luan doli nga kafazi.

Ai ka qenë duke iu treguar vizitorëve për këtë gjallesë të egër, ndërsa në dorë mbante një shufër të gjatë metali, transmeton Telegrafi.

Por, për në momentin kur ‘macja e madhe’ ka kaluar nëpër një derë brenda kafazit, ai ka vepruar instinktivisht pasi i është dukur se doli përjashta.

“Kur jeni duke luajtur me luanë, është me rëndësi që të mos shfaqni frikë” dëgjohet duke thënë ai, vetëm pak sekonda para se të bërtasë nga frika.

Shikoni në videon e postuar më poshtë, se si reagon nga befasia punonjësi i kopshtit zoologjik, derisa po tregonte për sjelljet dhe veçoritë e kafshëve të ndryshme. /Telegrafi/