Site icon Telegrafi

Stërnipi i udhëheqësit të një grupi të vendasve amerikanë del të jetë një burrë nga South Dakota

Një mostër flokësh që i përkasin udhëheqësi legjendar të një grupi të vendasve amerikanë në shek. 19 , Sitting Bull, i ka lejuar shkencëtarët të konfirmojnë se një burrë nga Dakoda e Jugut është stërnipi tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shkencëtarët morën ADN-në nga një mostër e vogël e flokëve të Bull që ishte ruajtur në Washington DC.

Mostra tregonte se Ernie Lapointe, 73-vjeç, është stërnipi i tij.

Metoda e re lejon analizën e linjave familjare me fragmente të ADN-së nga njerëz të vdekur prej kohësh.

Ernie LaPointe

Kjo metodë hap derën për perspektivën e identifikimit të figurave të tjera historike me pasardhësit e tyre të gjallë.

“Unë mendoj se ky hulumtim i ADN-së është një mënyrë tjetër për të identifikuar lidhjen time me stërgjyshin tim”, tha LaPointe, i cili ka tre motra. /Telegrafi/

Exit mobile version