Ka arritur në Kosovë, Sofia Kastrioti, pasardhësja e brezit të 14-të të heroit kombëtarë, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”.
Asaj i është pritje zyrtare dhe do të qëndroj për disa ditë në Kosovë, shkruan “Zëri”.
Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sofia Kastrioti do të jetë mysafire e festivalit Hardh Fest që mbahet çdo vit në Rahovec.
Kastrioti do të jetë mysafire speciale e këtij evenimenti që mbahet për nder të ditës së rrushit.
“Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stërmbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes”, thuhet në një komunikatë nga Hardh Fest, transmeton KP.
Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim.