Telegrafi

Sterling zbulon metodën e Guardiolas që ndihmoi Man Cityn ta fitojë titullin në Ligën Premier  

Raheem Sterling ka thënë se Pep Guardiola frymëzoi lojtarët e Manchester Cityt për t’u bërë kampionë në Ligën Premier.

City e pa kërcënimin e vazhdueshëm të Liverpoolit në luftën për titull duke e fituar atë në fund me vetëm një pikë më shumë dhe duke u bërë skuadra e parë që e fiton radhazi titullin pas Manchester Unitedit nga viti 2009.

Lexo po ashtu Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier

Stering ka thënë se ky titull erdhi si frymëzim nga trajneri Guardiola, i cili i siguroi se skuadra ishte në kuadrin e duhur të mendjes për të bërë atë që nuk ishte bërë në 10 vitet e fundit.

Sterling dhe Guardiola (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Si nuk mund të mbajë titullin asnjë ekip në dhjetë vitet e fundit? Çfarë është ajo?”, ka thënë fillimisht Sterling gjatë bisedës së tij me Mirror Sport.

“Duhet të ketë mentalitet. Ai u përpoq ta ndryshojë mentalitetin, ai solli dënime dhe … Nuk dua të flas për të në shumë detaje … por dënimet mbajnë njerëzit në kontroll dhe të tregojnë që ishim seriozë dhe të gatshëm”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Guardiola shpallet trajneri i vitit në Ligën Premier

“Dënimet ishin vetëm për gjëra të tilla si vonesat, vonesat për një takim, gjëra të vogla për t’u siguruar që mentaliteti yt është i duhur dhe nuk po rrëshqitnim”.

“Atëherë ne treguam se ishim në rrugën e duhur dhe ai hoqi dënimet. Por, i besoi atij sepse standardi në të vërtetë është ngritur këtë sezon”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/