Anësori i Anglisë, Raheem Sterling, ka deklaruar se ai pret që gjithmonë të ballafaqohet me racizëm sa herë hyn në fushë.
Sterling është i vetdishëm se në disa pjesë të botës mund të ballafaqohet me racizëm.
Ndodh kjo pas fitores së Anglisë ndaj Malit të Zi, ndeshje në të cilën Sterling u abuzua në formë racore nga tifozët vendas.
Dhe, pasi shënoi gol, Sterling festoi duke kapur veshët e tij.
UEFA tashmë ka hapur hetim disiplinor ndaj Malit të Zi, pasi këtë e kërkoi edhe federata e Anglisë (FA).
“Ne e dimë se do të jetë ndonjëherë problem, ndonjëherë edhe tmerrshëm”.
“Po, është në kokën time. Disa vite më parë i ka ndodhur Dannyt në Serbi”.
Best way to silence the haters (and yeah I mean racists) 🙉😘 #2019 #getsomeeducation pic.twitter.com/ohhkOJtdey
— Raheem Sterling (@sterling7) March 25, 2019
“Ne e kemi ditur se mund të jetë ngjashëm, ne nuk mendonim për racizmin, por kemi menduar se do të jetë nxehtë, do të ketë sharje e të tilla. Por, është e turpshme”.
“Është vërtet e turpshme që dikujt i shkon në mendje që të të ofendojë për ngjyrën e lëkurës, ose atë që përfaqëson”.
“Unë e di çfarë ngjyrë kam. Është vërtet mëkat se disa njeërz mendojnë se mund të përqeshin me këtë”, u shpreh Sterling.
Kosova përballet dy herë me Anglinë, ndërsa ndeshja në vendin tonë zhvillohet në nëntor, atëherë kur publiku shqiptar në Prishtinë do të tregojë kulturë të lartë përballë superyjeve angleze. /Telegrafi/