Site icon Telegrafi

Sterling suspendohet nga Anglia pas zënkës me Joe Gomez në stërvitje

Raheem Sterling është suspenduar nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjen e së enjtes ndaj Malit të Zi shkaku u zënkës me Joe Gomez.

Dyshja angleze që ishin në fushë për derbin që Liverpooli e fitoi 3-1 ndaj Manchester Cityt në fundjavën e kaluar, kishin një përplasje mes vete.

Por, kjo gjë nuk ka mbetur vetëm në fushë, pasi ata janë përplasur edhe gjatë seancës stërvitore që e zhvilluan ‘Tre Luanët’ për ndeshjen ndaj malazezëve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sipas Sportsmail, Sterling kishte tentuar ta kapte për fyti Gomezin e Liverpoolit, derisa u dashtë që të ndërhynin bashkëlojtarët që t’i ndanin.

Lexo po ashtu Bëhuni gati për biletat Kosovë - Angli, sot dalin në shitje

“Ne kemi shikuar opsionin që mos ta marrim me vete Raheem (Sterlingun) në ndeshjen ndaj Malit të Zi të enjten”, ka thënë Gareth Southgate.

Anësori i Manchester Cityt do të mungojë në këtë takim, mirëpo jo edhe atë ndaj Kosovës më 17 nëntor që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Exit mobile version