Site icon Telegrafi

Sterling shqelmohet dhe fyhet në baza racore nga një person në hyrje të kampit stërvitor të Cityt

The Sunday Telegraph raporton se Raheem Sterling u keqtrajtua dhe u sulmoi në baza racore në terrenin e trajnimeve të Manchester Cityt të shtunën.

Gazeta angleze përshkruan se si Sterling erdhi në kampusin Etihad për t’u përgatitur për fitoren 4-1 ndaj Tottenhamit, ndërsa në hyrje ishte një njeri që duket të ishte duke pritur 23-vjeçarin në hyrjen e lojtarëve.

Lexo po ashtu Man City shkatërron Tottenhamin, largohet 14 pikë nga vendi i dytë (Video)  

Pas arritjes së Sterling, ai filloi ta keqtrajtoj dhe ta sulmoj në baza racore, duke e quajtur “Niggah” apo zezak (njeri me ngjyrë).

The Telegraph thotë se incidenti është kapur në CCTV (kamerat e sigurisë përreth kampit), por ende nuk është e qartë nëse është raportuar rasti në polici.

Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për momentin kur Guardiola e mëson Sterlingun se si të jetë më efikas në fushë (Video)

Sterling shënoi dy herë në fitoren e thellë 4-1 ndaj Tottenhamit duke bërë që Man City të mbetet pa humbje, me 17 fitore dhe një barazim në Ligën Premier këtë sezon.

Sterling shënoi dy gola në derbi (Getty Images)

Raporti i gazetarit James Ducker:

“Sterling ishte në hyrje të kampit me makinën e tij, pasi që ai arriti për përgatitjet e Cityt para ndeshjes, në të cilën pikë besohet se ai është përballur nga një njeri që ka hedhur një breshëri abuzimesh në të”.

“Telegraph Sport kupton se Sterling doli nga makina e tij për të pyetur se çfarë problemi kishte, ndërsa njeriu reagoi duke shqelmuar lojtarin e Cityt në këmbë”. /Telegrafi/

Exit mobile version