Telegrafi

Sterling nuk e shikon të ardhmen te City

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 03: Raheem Sterling of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and West Ham United at Etihad Stadium on December 3, 2017 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

E ardhmja e Raheem Sterling mbetet e paqartë.

Sipas tabolidit britanik Daily Mirror, sulmuesi i Manchester Cityt ka vënë në dyshim rinovimin e kontratës me skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola.

Të paktën deri në përfundim të Botërorit talenti anglez nuk ka ndërmend të hedhë ndonjë hap konkret.

22-vjeçari është i bindur se një paraqitje e mirë në eventin më të rëndësishëm futbollistik të vitit të ardhshëm do t’ia rritë edhe më shumë vlerën e për rrjedhojë do të ketë mundësi të tjera zgjedhjeje.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Real Madridi, që prej kohësh ka shfaqur interes për ish-futbollistin e Liverpoolit.

Sterling është duke kaluar në sezonin më të mirë në karrierë, deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Më shumë gola se ai kanë vetëm Harry Kean (10) dhe Mohamed Salah (12). /SS/