Site icon Telegrafi

Sterling me një gol të bukur e kalon Cityn në epërsi ndaj Arsenalit

Raheem Sterling duke festuar golin ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)

Manchester City e ka filluar mirë ndeshjen e parë sezonale në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit në minutën e 14.

Goli u shënua nga Raheem Sterling, anglezi shënoi me një goditje të bukur nga rreth 17 metra.

Në këtë takim nga fillimi për Topçinjtë luajnë edhe dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version