Telegrafi

Sterling nënshkruan kontratën e parë me Liverpoolin

 Sterling ishte lidhur me një kalim te Manchester United, por Liverpooli ka përshpejtuar procesin dhe e ka mbajtur në klub anësorin e talentuar.

“Është ëndrra e secilit 18 vjeçar, jam vërtet falënderues që jam në një klub kaq të madh. Ka edhe aq shumë për t’u bërë. Unë ende nuk kam filluar karrierën time. Shpresoj se pas vitit të ri do të arrij të bëj më të mirën për ekipin”, është shprehur Sterling.

Edhe Brendan Rodgers kishte fjalë të mira për rinovimin e Sterling, duke thënë se është sukses i madh nënshkrimi i tij me klubin”. /Telegrafi/