Telegrafi

Sterling lëvdon Agueron: Më i miri në botë

Raheem Sterling e ka lëvduar Sergio Agueron si lojtarin më të mirë në botë dhe më të kompletuar.

27 vjeçari ka arritur që të shënojë gola me rëndësi së fundmi dhe kjo ka mjaftuar që Sterling ta rangojë atë lart.

“Një lojtar që gjithmonë shënon gola është aset i madh për ekipin dhe ai është lojtar që mund të shënojë në secilin moment”.

“Ai definitivisht është aty me sulmuesit më të mirë në botë sepse është lojtar që shënon gola në ndeshje të mëdha dhe atë gola vendimtarë”, potencoi Sterling. /Telegrafi/