Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling ka folur për penalltinë e diskutueshme ndaj tij në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Danimarkës në Euro 2020.
Anglia mposhti me vështirësi Danimarkën në vazhdime me rezultat të ngushtë 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.
Mikkel Damsgaard (30’) shënoi golin e vetëm për danezët, ndërsa për anglezët shënoi autogol Simon Kjaher (39’) dhe Harry Kane (104’).
Megjithatë, penalltia e akorduar në fundin e pjesës së parë të vazhdimeve ndaj Raheem Sterling ka krijuar polemika të mëdha, ku shumica po kundërshtojnë vendimin.
Por, pavarësisht nga polemikat, ishte të paktën një person që mendoi se Sterling u pengua në zonë dhe ai është vetë Raheem Sterling.
“Unë hyra në zonë dhe ai nxori këmbën jashtë dhe më preku këmbën, kështu që ishte një penallti e qartë”, ka thënë Sterling.
Dhe në fund të ditës, gjithçka që kishte vërtet rëndësi ishte rezultati përfundimtar, ku Anglia fitoi dhe do të takohet në finale me Italinë më 11 korrik. /Telegrafi/