Telegrafi

Sterling i bindur se lëvizja te Chelsea do të jetë e suksesshme

Raheem Sterling është i vendosur të bëjë të funksionojë transferimi i tij në Chelsea, pasi në sezonin e parë duket se asgjë nuk ka ecur siç pritej.

Nënshkrimi i verës nga Manchester City ka luftuar ashtu sikurse edhe bashkëlojtarët e tij te Chelsea këtë sezon.

Dhe sezonin e ardhshëm, Sterling nuk do të ketë as futboll evropian për të pritur, duke ‘shijuar’ këtë situatë pas shumë viteve.

Lexo po ashtu “Lojtarët e Chelseat nuk e dinë pse po ndodh kjo”, Sterling flet për formën e tmerrshme

Megjithatë, sipas talkSPORT, ylli i Anglisë mbetet i vendosur të ketë sukses në Stamford Bridge me Blutë.

Me Mauricio Pochettinon që do të emërohet trajner i ri, Sterling është i bindur se gjërat do të shkojnë për mirë në Chelsea sezonin e ardhshëm.

Përkundër se te Blutë do të ketë shumë largime, Sterling po llogaritet si një nga lojtarët kyç në skemat e Pochettinos. /Telegrafi/