Telegrafi

Sterlina britanike bie pas paralajmërimit për rrezik nga recesioni

 Sterlina ra për 2.4 cent, apo 1.5 për qind kundrejt dollarit, në 1.503 dollarë. Ndërsa kundrejt euros ra për 1 cent, apo 0.9 për qind, në 1.1 euro.

Anëtari i Komitetit të Politikës Monetare të Bankës, Andrew Sentance tha se ekziston mundësia për recesion të dyfishtë.

Sterlina ka rënë së fundmi para zgjedhjeve të përgjithshme.

Britania e Madhe kaloi recesionin gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, por rritja vazhdon të jetë e dobët.

Ekzistojnë shqetësime për nivelin e lartë të borxhit publik britanik, megjithëse shifrat e publikuara të mërkurën sugjeronin se huamarrja gjatë këtij viti financiar do të jetë sipas parashikimeve të qeverisë.