Kapiteni i Southamptonit, Jack Stephens, përballet me një ndalim me tri ndeshje pasi iu dha një karton i kuq direkt për tërheqjen e flokëve të mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella.
Mbrojtësi 30-vjeçar u dërgua për një dush të hershëm nga gjyqtari Tony Harrington, i cili fillimisht kishte humbur incidentin.
Por, pasi u thirr në monitorin e fushës nga zyrtari i VAR-it, Matt Donohue, Harrington nxori kartonin e kuq për ‘sjellje të dhunshme’ pasi Stephens tërhoqi Cucurellan nga flokët, i cili u rrëzua në në fushë.
Në atë kohë, Chelsea ishte 3-1 pas vetëm 39 minutash pas golave të Axel Disasi, Christopher Nkunku dhe Noni Madueke.
“Epo ai nuk ka rënë pa asnjë arsye”, tha komentatori Stephen Warnock ndërsa shikonte incidentin. “Ai ka shkulur flokët. Tani, njerëzit do të thonë se ishte minimale, por nuk ka rëndësi. Ai është brenda të drejtës së tij për të rënë në tokë dhe për ta shfrytëzuar sa më shumë”.
Chelsea në fund triumfoi 5-1 përballë Southamptonit në të shkuar në vendin e dytë me 28 pikë./Telegrafi/