Bëhet fjalë për pozitën e ndihmësit teknik të Stephen Hawking, është thënë në lajmërim. Me pagën e paraparë prej rreth 25,000 funt në vit, ky “nuk është një post për doktor ose studimet post-doktor për ndonjë shkencëtarë që dëshiron të studioj fizikën, por thjeshtë një pozitë teknike e cila profesor Hawkingut do ti ndihmoj që të funksionoj në botën e fizikës dhe si folës publik”. Kandidati i suksesshëm do të fitoi rreth 25 mijë dollarë, ndërsa duhet të jetë i gatshëm që së paku tri muaj në vit ti kaloj jashtë vendit, thuhet në kumtim.
Vendi i punës fillimisht ishte i menduar ashtu që të “ndihmoj profesorin Hawking në fushat në të cilat ai ka problem për shkak të invaliditetit”, ndërsa tani përshkrimi i punëve është zgjeruar në organizimin e udhëtimeve vendore dhe ndërkombëtare, mirëmbajtjen e sistemeve të komunikimit që përdorë ai, blerjen dhe mirëmbajtjen e karrocave dhe furgonit, përgatitja e ligjëratave dhe fjalimeve publike, mirëmbajtja e marrëdhënieve me mediat dhe përgjigja në pyetjet e publikut si dhe mirëmbajtja e ueb faqes së Hawkingut.
Në faqen e Hawking thuhet se kjo ende nuk është shpallje zyrtare dhe se paraqitjet e kandidatëve sipas të gjitha gjasave do të fillojnë kah mesi i janarit, por se kandidati do të duhet të punoj në presion, të mirëmbaj sistemet e komunikimit të Hawking pa përkrahje teknike dhe pa udhëzime, duhet të njoh mirë elektronikën, duhet të jetë në gjendje që të tjerëve të u tregoj se si shërbehet me sistemet e komplekse dhe të flas para një numri të madh të njerëzve.
Funksionin e ndihmësit të profesorit Hawking e financon universiteti i Cambridge-it, thuhet në faqen e Hawkingut dhe shtohet se zakonisht bëhet fjalë për një marrëveshje 12 mujore, por se ndihmësit zakonisht mbeteshin në punë për më shumë se një vit. /Telegrafi/