Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Nënkampioni i NBA-s është dashur të djersitet shumë për të arritur te fitorja e radhës.
Golden State Warriors pas një starti të ngadaltë kanë triumfuar kundër Brooklyn Nets me rezultat 117:101, transmeton Telegrafi.
Kevin Durant ishte basketbollisti më efikas që udhëhoqi ekipin drejt fitores me 26 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, derisa Klay Thompson kontribuoi me 23 sosh. Basketbollisti më i mirë sezoneve të fundit i Warriors, Stephen Curry përfundoi ndeshjen me 13 pikë.
Në anën tjetër për skuadrën e Nets nuk ishin të mjaftueshme as 28 pikët e Brook Lopez dhe
14 pikët e Sean Kilpatrick. Jeremy Lin përfundoi takimin me dhjetë pikë dhe tetë kërcime.
Pas kësaj, Golden State ka 26 fitore krahas vetëm katër humbjeve, derisa Brooklyn pësoi disfatën e 21-të kundrejt vetëm 7 fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Boston Celtics 109:102 Indiana Pacers
Orlando Magic 95:106 New York Knicks
Los Angeles Lakers 107:115 Miami Heat
San Antonio Spurs 101:106 Los Angeles Clippers
https://www.youtube.com/watch?v=B11b9HoxTu0