Site icon Telegrafi

“Stend – Ap”, emisioni më i ri që do të shfaqet së shpejti në tri televizione nacionale

Derisa ka përfunduar sezona e të gjitha emisioneve apo serialeve vendore, një projekt i tillë gjatë kësaj kohe po vjen.

Mirëpo, lirshëm mund të thuhet se ky emision është më ndryshe dhe vjen si asnjëherë më parë një “Stand Up Battle”, si rezultat i 24 emisioneve që janë realizuar deri më tani.

Në këtë përballje do garojnë nëntë performues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, teksa do të përzgjidhen tre nga secili vend.

Temat do të jenë të veçanta dhe në fund një vlerësim do jepet edhe nga komisioni, pjesë e të cilit janë disa nga personazhet e njohura shqiptare. Kjo juri përbëhet nga Dardan Islami – Kosovë, Visar Etemi – Maqedoni kurse për Shqipërinë do ju prezantojmë emrin në ditët në vijim.

Siç mëson Telegrafi, ky do jetë njëri ndër projektet më të reja dhe më interesante që do të shihni.

Përndryshe, emisioni do të transmetohet në tri televizione nacionale, përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe është bashkëpunim i produksionit nga Kosova dhe Maqedonia. /Telegrafi/

Exit mobile version