Site icon Telegrafi

Stellantis do të prezantojë një veturë elektrike që do të kushtojë më pak se 27 mijë dollarë, me një gamë prej 300 kilometrave me një karikim

Gjiganti i automobilave Stellantis, që zotëron jo më pak se 14 marka makinash duke përfshirë Citroen, Dodge, Chrysler dhe Jeep do të prezantojë një automjet elektrik me bateri të përballueshme më vonë këtë vit.

Ky automjet do të ketë një çmim fillestar nën 27 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Vetura pritet të ndërtohet nën markën Citroen në fabrikën e grupit në Sllovaki, modeli i ardhshëm do të mbajë emërtimin e-C3.

Automjeti me sa duket do të ketë një madhësi të ngjashme me Chevrolet Bolt EV që së shpejti do të dalë nga përdorimi, duke ofruar një distancë prej më shumë se 300 kilometra me një karikim të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version