Telegrafi

Stella McCartney me kreacionet për vjeshtë

Stella McCartney shpalosi realizimet e saja për këtë vjeshtë të bazuara në jetën e përditshme duke vënë në pah mini-fundet provokative.

Kreatorja, po ashtu ka bërë përzierje të ngjyrave të ndryshme. Vajzat u paraqitën edhe të veshura me sako ose pantallona. McCartney tha se ky kombinim është një lojë mes dy gjinive.

Kreatorja tha se nuk është mirë të jesh shumë femërore por as shumë mashkullor dhe bëri thirrje për të gjetur një balance.

Kjo është ajo çfarë unë po mundohem ta bëj, tha ajo. /Telegrafi/