Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se zgjedhjet në Maqedoni janë hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së tanishme politikenë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Steinmeier ka deklaruar se ”zgjedhjet e mbrëmshme në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së tanishmepolitike në vend. OSBE-ja e cila e përcolli procesin me një numër të madh vëzhguesish dhe mbështetje të madhe teknike, informoi për proces të qetë zgjedhor.”
Në njoftimin e Ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë thuhet se tani me rëndësi është formimi sa më i shpejtë i qeverisë dhe ta shfrytëzojë mandatin e saj për zbatimin e reformave të rëndësishme, në sundimin e ligjit, administratën publike, si edhe në lirinë e mediave./Telegrafi/