Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili ende e kryen edhe detyrën e të dërguarit të Bashkimit Evropian në Bosnjë Hercegovinë.
Sllovakia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ministri Lajçak tha se është në interes të këtij vendi, që Kosova të jetë stabile dhe ka shprehur një optimizëm të kujdesshëm.
Mëtutje, agjencia DPA raporton se të dy ministrat e jashtëm diskutuan edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Steinmeier tha se gatishmëria për çuarjen përpara të reformave në këtë rajon ishte "krejtësisht e pamjaftueshme". /REL/