Telegrafi

Steinmeier: Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët me homologun e tij, Stevo Pendarovski, deklaroi sot në Shkup dhe Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por përkujto në realizimin e reformave të brendshme.

“Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme. Biseduam dhe u bindëm se ky proces i reformave do të vazhdoj dhe se vendi juaj mund të llogaris edhe në mbështetjen e Gjermanisë.

RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasuroj edhe më tepër BE-në. Biseduam edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe këtu njëzëri konstatuam se në këtë kohë duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetrit”, tha Steinmeier./Telegrafi/